Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME SHOQATËN E QENDRËS NACIONALE ROME 19-07-2017

19.07.2017, Shkup

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME SHOQATËN E QENDRËS NACIONALE ROME

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Qendra Nacionale Rome nga Kumanova, z. Ashmet Elezovski, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim për implementimin e aktiviteteve në kuadër të Projektit: “Parandalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve romë”, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve dhe marrjes në kohë të masave për mbrojtjen nga diskriminimi të fëmijëve romë dhe familjeve të tyre.

Me këtë Projekt, mes tjerash, do të kontribuohet për promovim më të madh të Institucionit Avokat i Popullit midis romëve, por edhe për informimit dhe edukimit të tyre për mundësitë që të njëjtin ta ja shfrytëzojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
 
Sipas Avokatit të Popullit nuk ka arsyetim për dukurinë e diskriminim, i cili ekziston në shoqërinë tonë. Prandaj, konsideroj se është e nevojshme të punohet me një qasje gjithëpërfshirëse sistematike për luftimin e këtij fenomeni negativ.

“Me këtë rast, veçanërisht do ta potencoj dukurinë e gjuhës së urrejtjes si shoqëruese e diskriminimit, e cila kohëve të fundit ka marrë vrull të madh, sidomos sepse gjuhën e këtillë e shfrytëzojnë edhe personat publik. Publikisht e dënoj mosndëshkimin e deritanishëm dhe heshtjen e organeve kompetente, me çka kontribuojnë që diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes të jenë më të pranishme në media dhe veçanërisht në rrjetet sociale, tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti gjatë nënshkrimit të Memorandumit.

Avokati i Popullit drejtoi apel publik që në vend të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit të promovohet toleranca, respektimi dhe barazia e të drejtave të njeriut për të gjithë, veçanërisht të komuniteteve vulnerabile dhe të margjinalizuara, ndërsa organet kompetente të reagojnë në mënyrë adekuate dhe në kohë, si dhe ta sanksionojnë këtë dukuri me çka në të ardhmen do të prevenohej dhe pengohej përhapja e saj.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise