Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESIN E UNICEF-IT NË MAQEDONI, Z. BENXHAMIN PERKS 12-07-2017

12.07.2017, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESIN E UNICEF-IT NË MAQEDONI, Z. BENXHAMIN PERKS

Avokati i popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësuesin e ri të UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë, z. Benxhamin Perks. Në takim z. Perks u njoftua me punën e institucionit, me zhvillimet e fundit në vend, ndërsa në fokusin e bisedës ishin të drejtat dhe liritë e njeriut.

Avokati i popullit, z.Memeti foli për historinë e institucionit, mënyrën në të cilën punohet, ndërsa vëmendje të veçantë i kushtoi mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, sidomos të atyre që i përkasin kategorive vulnerabile, fëmijë në rrugë, fëmijë të paevidentuar, fëmijët me nevoja të veçanta etj. U bë fjalë edhe për qëndrimin e institucioneve ndaj këtyre fëmijëve dhe nevojën për mbrojtjen e tyre në mënyrë proaktive dhe më efektive.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se me rëndësi të veçantë është të vazhdojnë veprimet e përbashkëta të UNICEF-it dhe Avokatit të popullit në këtë fushë, sidomos pasiqë UNICEF-i tashmë vite me rradhë mbështet institucionin e Avokatit të popullit në shumë aspekte.

Z. Perks theksoi se UNICEF-i edhe mëtej do të vazhdojë të jetë aleat i institucionit i cili është mjet kyç për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të fëmijëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise