Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL 18-07-2017

18.07.2017, Shkup

U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

“Në INK “Idrizovë” dënimin me burg e vuajnë gjithsej 1966 persona të dënuar ose thuaja se dy herë më shumë se kapaciteti i këtij Institucioni. Kushtet, jo vetëm që janë larg standardeve të parashikuara, por ato drejtpërsëdrejti rëndë e shkelin dinjitetin njerëzor dhe qartë e pasqyrojnë trajtimin nënçmues, johuman dhe degradues. Gjatë vizitës në Repartin e pranimit gjetëm 80 persona të cilët në kundërshtim me ligjin mbahen më shumë se dy muaj para se të transferohen në repartet përkatës. Ata që insistojnë të transferohen më shpejtë detyrohet të paguajnë shuma të mëdha të parave. Këto janë deklarata edhe të atyre që kanë paguar edhe të atyre që presin, përkatësisht që u është ofruar të paguajnë për transferim.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në prezantimin e Raportit të gjashtë vjetor të Mekanizmit Parandalues Nacional.

Sipas z. Memeti, në burgje ka shkallë të lartë të korrupsionit në të cilin janë involvual persona të dënuar dhe nëpunës të burgut, nga niveli më i lartë dhe deri tek ai më i ulës, si dhe shiten krevate, telefona, favore por edhe lloje të ndryshme të drogave.

“Droga në burgje është lehtësisht e arritshme, ndërsa shqetëson fakti se në vend të trajtimit për heqje dorë nga droga, është evidente tendenca e rekrutimit të varësve të rinj.” – tha z. Memeti.

Sipas tij, sistemi i sigurisë dhe shëndetësor nuk funksionojnë, si dhe nuk ka sistem arsimor, ndërsa mungesa e risocializimit kontribuon që një numër i madh i të burgosurve të bëhen recidivistë.

Ai u bëri vështrim gjendjeve në stacionet policore për të cilat tha se, në disa prej tyre, kushtet e ndalimit të personave të privuar nga liria janë joadekuate.

“Me keqardhje mund të konstatoj se edhe pas tre vitesh nga rekomandimi im që të mos shfrytëzohen hapësirat për ndalim në 28 stacione policore, si dhe vendimi i ministrit që tre prej tyre të mos shfrytëzohen, megjithatë vazhdon praktika e ndalimit të personave në këto hapësira.” – theksoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.

Në Raportin vjetor janë prezantuar gjendjet edhe nga vizitat e realizuara në vendet e vendosjes dhe ndalimit të migrantëve si dhe të Institucionit Publik për Mbrojtje Sociale “Demir Kapi”.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise