Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • 30-03-2017

    PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT...

    më shumë
  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

21-04-2017

21-23.04.2017, Manastir

PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT MORI PJESË NË PUNËTORINË NË TË CILËN U DISKUTUA PËR SISTEMIN ZGJEDHOR

Përfaqësues i Avokatit të Popullit mori pjesë në punëtorinë interaktive në kuadër të Programit të Asociacionit qytetar  MOST ,, Sfidat në procesin zgjedhor të vitit 2016 dhe udhërëfyes drejt reformave zgjedhore’’,  e cila u mbajt në Manastir më datën 21-23 prill të vitit 2017.

Në punëtori, Asociacioni qytetar  MOST për herë të parë promovoi Raportin që rezulton nga realizimi i projektit ,,Vëzhgimi vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare’’, në të cilën morën pjesë përfaqësues të organeve shtetërore të cilët e zbatojnë procesin zgjedhor, Avokati i Popullit, organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare të cilat e vëzhguan procesin zgjedhor, të cilët në atmosferë joformale e prezantuan qëndrimin dhe mendimin e tyre në lidhje me çështjet e hapura të punëtorisë.

Çështjet për të cilat u diskutua ishin në lidhje me sfidat më të mëdha gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe atë: sistemi zgjedhor dhe lista zgjedhore, fushata zgjedhore dhe financimi i partive politike, roli i mediave në procesin zgjedhor, mbrojta e të drejtës zgjedhore.

Avokati i Popullit prezantoi qëndrimin e tij se Komisioni zgjedhor shtetëror edhe në këto zgjedhje nuk arriti t’ua mundësojë realizimin e të drejtës zgjedhore të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, sërish vuri në pah diskriminimin e personave të kategorisë të sëmurë dhe personave të paaftë, të vendosur në shtëpi pleqsh dhe ente të ngjashme të cilëve u mohoet e drejta për votim, si dhe konstatimi se edhe kësaj rradhe Lista zgjedhore mbeti e papastruar dhe një pjesë e madhe e të ashtuquajturëve ,,votues fantom’’ akoma kishin mundësi për të votuar.

Sipas Avokatit të Popullit, të gjitha këto parregullsi nuk janë rezultat i zgjidhjeve të këqia ligjore, të cilat megjithatë vazhdimisht munden dhe duhet të plotësohen dhe përmirësohen, por përkundrazi, parregullsitë e konstatuara më së shumti janë rezultat i organeve zgjedhore të patrajnuara dhe joprofesionale ose individëve të cilët janë të obliguar për zbatimin e zgjedhjeve.

Konkluzionet të cilat rezultuan nga diskutimet ishin në drejtim të konstatimit se në këto zgjedhje parlamentare janë shfrytëzuar parregullsi më të sofistifikuara zgjedhore në më shumë fusha që ndikon mbi rezultatet zgjedhore, nevoja për sqarime në mënyrë më precize të dispozitave të Kodit zgjedhor, ndryshime në përbërjen e organeve zgjedhore, problemi me ekipimin e Komisionit shtetëror zgjedhor me resurse njerëzore, sidomos të shërbimit juridik, paqartësitë lidhur me kompetencat e organit i cili duhet ta azhurnojë Listën zgjedhore, finansimi i partive politike dhe transparenca e tij mbetet edhe mëtej sfidë e madhe.

Njëherazi, u konstatua edhe kapaciteti i dobët i institucioneve të cilat ose nuk i zbatojnë ligjet ose të njëjtat i zbatojnë në mënyrë selektive dhe manipulative, ndërsa mbrojtja e të drejtës personale për votim objektivisht mund të realizohet vetëm në raste të ralla, në të cilën mënyrë nuk plotësohet qëllimi i cili është parashikuar sipas Kodit Zgjedhor.
Punëtorinë interaktive me fjalimet e tyre e hapën dhe udhëhoqën ekspertët juridik Besa Arifi, profesor universitar, Naser Ziberi, analist dhe ish-deputet në Kuvendin e RM-së dhe Andreja Stojkovski, kryetar i Qendrës-Eurotink për strategji evropiane.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise