Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE NGA...

    më shumë
  • 20-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

    më shumë
  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I ZËVENDËS AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA ME PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË UNICEF-IT NGA FEDERATA E BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS 11-05-2017

11.05.2017, Shkup

TAKIM I ZËVENDËS AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA ME PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË UNICEF-IT NGA FEDERATA E BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa dhe përfaqësues i Mekanizmit parandalues nacional, realizuan takim me përfaqësues të zyrës së UNICEF-it nga Bosnja dhe Hercegovina dhe bashkëpunëtorë të tyre, me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave lidhur me përballjen me kategoritë vulnerabile të të huajve-fëmijëve të pashoqëruar dhe familjeve me fëmijë.

Në takim znj. Vaska Bajramovska-Mustafa i prezantoi përvojat dhe aktivitetet e Avokatit të popullit të ndërmarra në drejtim të promovimit, parandalimit dhe mbrojtjes së të drejtave të migrantëve/ refugjatëve, me theks të veçantë në kategoritë vulnerabile të të huajve.

Gjithashtu, në takim u bë fjalë edhe për përpjekjet e organeve shtetërore gjatë përballjes me valën e refugjatëve, trajtimin dhe respektimin e të drejtave të migrantëve/refugjatëve, si dhe për shkallën e zbatimit të rekomandimeve të drejtuara nga Avokati i popullit.

Si praktikë pozitive u theksua bashkëpunimi i Avokatit të popullit me organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare në identifikimin e nevojave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen kategoritë vulnerabile të të huajve, në veçanti të miturit e pashoçëruar dhe familjet me fëmijë.

Miratimi i Procedurave standarde operative për veprime me fëmijë-të huaj të pashoqëruar, u vu në dukje si model i cili do të mundeshte të pranohet edhe në vendet tjera, për t’u përballur në mënyrë më të lehtë dhe më efikase me këtë problematikë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise