Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMË: “MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE FUQIZIMI I DEMOKRACISË” 11-05-2017

11-12.05.2017, Zagreb, Republika e Kroacisë

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMË: “MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE FUQIZIMI I DEMOKRACISË”

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, mori pjesë në Konferencën Rajonale me temë: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe fuqizimi i demokracisë në Evropë”, e cila u mbajt në Zagreb, me rastin e 25 vjetorit të miratimit të Ligjit për Avokatin e Popullit në Republikën e Maqedonisë.

Në Konferencë, në të cilën morën pjesë rreth 50 përfaqësues të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mes tjerash, u diskutua edhe për temat aktuale siç janë mposhtja e terrorizmit dhe liria e shprehjes, si dhe u diskutua për krijimin e ambientit për jetë të përbashkët të komuniteteve të ndryshme, për respektimin e diversiteteve dhe procesit integrues.

Gjatë kohës së konferencës, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti, u takua me Komesionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës z. Nils Muizhnieks. Në këtë takim Komesioneri u njoftua edhe me gjendjen me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Institucioni Avokati i Popullit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise