Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË ITALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. KARLO ROMEO 13-04-2017

13.04.2017, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË ITALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. KARLO ROMEO

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, z. Karlo Romeo. Në takim ambasadori u njoftua me punën e institucionit, si dhe me sfidat aktuale me të cilat përballet.

Avokati i Popullit, z.Memeti theks të veçantë vuri në historinë e institucionit, mënyrën se si punohet sipas parashtresave, si dhe fushat për të cilat qytetarët më së shumti i drejtohen institucionit, në mënyrë plotësuese theksoi kompetencat e reja të cilat institucioni i fitoi me Ligjin e ri për avokatin e popullit prej muajit shtator të vitit 2016.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është me rëndësi të madhe t’i sigurohet mbështjetje e vazhdueshme dhe e fortë institucionit duke marë parasysh obligimet që Institucioni merr me ligjin e ri.

Ambasadori theksoi se Republika e Italisë edhe mëtej do të vazhdojë të jetë aleat i institucionit, si një mjet kyç për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2018
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise