Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 28-12-2017

    INFORMATË PËR MASAT E NDËRMARRA DHE GJENDJET E KONSTATUARA NGA VEPRIMI SIPAS...

    më shumë
  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NXËNËS TË DISA SHKOLLAVE TË MESME TË SHKUPIT VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT 20-04-2017

20.04.2017, Shkup

NXËNËS TË DISA SHKOLLAVE TË MESME TË SHKUPIT VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

Nxënës të disa shkollave të mesme të Shkupit në kuadër të projektit „Mësojmë drejtësi“, të cilin e realizon Forumi rinor arsimor (FRA) vizituan zyrën e Avokatit të Popullit. Në bisedë me avokatin e popullit z. Ixhet Memeti ata u njoftuan me punën e institucionit, saktësisht me strukturën dhe kompetencat, si dhe me mënyrën e veprimit sipas parashtresave të parashtruara nga qytetarët.

Duke folur për rëndësinë e lirive dhe të drejtave të njeriut avokati i popullit veçanërisht potencoi rolin e institucionit si mekanizëm i pavarur kontrollues detyra kryesore e të cilit është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, si dhe monitorimi i gjendjeve të përgjithshme lidhur me respektimin e të njëjtave. Nxënësit e shkollave të mesme në veçanti u interesuan për mënyrën në të cilën Avokati i Popullit i udhëheq procedurat, si dhe për mundësitë të cilat i ka në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti njoftoi nxënësit me mandatin dhe punën e Avokatit të Popullit, Mekanizmit parandalues nacional, si dhe kompetencat e reja të cilat i fitoi institucioni me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për Avokatin e Popullit, siç janë mundësitë për promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe mandatin e Avokatin e Popullit si mik i gjykatës dhe prokurorisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

janar 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Dhj
Shk

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 24
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise