Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E MBRETËRISË SË HOLANDËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Z. VUTER PLOMP 20-03-2017

20.03.2017, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E MBRETËRISË SË HOLANDËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Z. VUTER PLOMP

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Vuter Plomp. Në këtë takim Ambasadori u njoftua me punën e Institucionit, si dhe me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet i njëjti.

Në takim, në mënyrë të veçantë, u diskutua lidhur me aktivitetet të cilat Ambasada, bashkë me sektorin joqeveritar dhe Avokatin e Popullit, i realizojnë në fushën e mosdiskriminimit dhe veçanërisht me Projektin i cili u zbatua gjatë vitit 2016, si dhe pjesëmarrjen e Institucionit me zyrat e tij rajonale në nivel lokal.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se me rëndësi të veçantë është të sigurohet mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme e Institucionit, duke e marrë parasysh Ligjin e ri për Avokatin e Popullit dhe obligimet të cilat burojnë nga i njëjti.
 
Ambasadori u zotua se Mbretëria e Holandës do të ofroj  mbështetje të vazhdueshme për Institucionin Avokat i Popullit, si mekanizëm kryesor për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise