Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE NGA...

    më shumë
  • 20-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

    më shumë
  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË MAQEDONI PËRMES THJERRËZAVE TË KONVENTËS SË KB PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR” TEMË NË TË CILËN DISKUTOI AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI 24-02-2017

24.02.2017, Shkup

“FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË MAQEDONI PËRMES THJERRËZAVE TË KONVENTËS SË KB PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR” TEMË NË TË CILËN DISKUTOI AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti diskutoi në Seminarin Kombëtar me titull: “Fëmijët me aftësi të kufizuar në Maqedoni përmes thjerrëzave të Konventës së KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.”

“Përkushtimi dhe kujdesi ynë për këta persona, para së gjithash, është për shkak se bëhet fjalë për fëmijë të cilët nuk dinë të mbrohen dhe vet dhe të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar shpeshherë nuk pranohen dhe përjashtohen në shoqëri. Për fat të keq, hulumtimet tona konfirmojnë se ajo që është bërë tek ne, nuk është e mjaftueshme sepse këta persona ende janë larg realizimit real të të drejtave të cilat ua garanton Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”, theksoi z. Memeti në fjalën e tij hyrëse.

Sipas Avokatit të Popullit, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, si dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës e mbështesin qasjen holistike, përkatësisht përmbajtjen e cila në përgjithësi ka të bëjë me jetën e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij nga çdo aspekt, pra, në këtë kontekst kuptohen edhe të drejtat e fëmijës me aftësi të kufizuar.

“Megjithatë, edhe pse Konventa e vë në fokus personin me aftësi të kufizuar dhe i jep parimet themelore mbi të cilat shteti duhet të krijojë politika në drejtim të realizimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të personave me aftësi të kufizuar, në praktikë gjendja me realizimin e të drejtave nuk është ashtu siç përcaktohet në Konventë ose në ligje. Përkatësisht, pjesa me e madhe e fëmijëve me aftësi të kufizuar akoma ballafaqohet me vështirësi të mëdha sa i përket qasjes në shërbimet përkatëse dhe cilësore dhe, në këtë kontekst, edhe në realizimin e të drejtave dhe lirive të garantuara.” – tha z. Memeti.

Përndryshe, Seminari kombëtar u realizua në kuadër të Projektit me titull: “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social i fëmijëve me aftësi të kufizuar në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga UNICEF.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise