Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • 21-11-2016

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • 21-11-2016

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT ORGANIZOI TAKIM TEMATIK DYDITOR ME TEMË: “ROLI I OMBUDSMANIT NË MBROJTJEN E FËMIJËVE REFUGJATË / MIGRANTË”, ME MBËSHTETJEN E ORGANIZATËS “SAVE THE CHILDREN” 14-12-2016

14–15.12.2016, Shkup

AVOKATI I POPULLIT ORGANIZOI TAKIM TEMATIK DYDITOR ME TEMË: “ROLI I OMBUDSMANIT NË MBROJTJEN E FËMIJËVE REFUGJATË / MIGRANTË”, ME MBËSHTETJEN E ORGANIZATËS “SAVE THE CHILDREN”

Bëhet fjalë për kategori vulnerabile të qytetarëve të cilët, edhe pse janë fëmijë, e kanë ndjerë frikën dhe tmerrin e luftës, të cilët të persekutuar dhe diskriminuar janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugën përplot me pasiguri, duke kërkuar një vend më të sigurt për jetesë. Politikat dhe aktivitetet të cilat i ndërmerrnin shtetet, si përgjigje ndaj kësaj krize të refugjatëve, e pasqyruan qartë pafuqinë e menaxhimit dhe koordinimit të fluksit të refugjatëve përmes respektimit të plotë të obligimeve ndërkombëtare, duke siguruar trajtim human dhe të denjë për këta persona. Në kushte të këtilla, të mosrespektimit të të drejtave fundamentale, obligim i yni si ombusmanë ishte ta ngremë zërin fuqishëm për këtë dhe të kërkojmë nga autoritetet përshtatjen e politikave dhe ligjeve, përkatësisht të njëjtat t’u përgjigjen instrumenteve për mbrojtjen e fëmijës, veçanërisht Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si të drejtës humanitare dhe refugjate.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e takimit tematik dyditor, i cili u mbajt më datë 14 dhe 15 dhjetor në Hotel “Arka”, në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit, mbështetur nga organizata “Save the children”.

Në këtë takim morën pjesë shtetet-anëtare të CRONSEE – Rrjeti i Ombudsmanëve për Fëmijë, edhe atë: Maqedonia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria, Shqipëri, Kosova, Republika Serbe dhe Bosnja e Hercegovina dhe me këtë rast konstatuan se është e nevojshme përmes veprimit të ndërsjellë të veprohet mbi shtetet në drejtim të sigurimit të trajtimit human dhe me dinjitet të fëmijëve refugjatë / migrantë.

Në këtë takim, diskutoi edhe Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa e cila theksoi se, sipas të dhënave të siguruara nga organet kompetente, në periudhën nga fillimi i krizës në vitin 2015 dhe deri në fund të vitit, mbi 18 000 fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në territorin e RM-së, të cilëve u është lëshuar vërtetimi për qëllimin e shprehur për paraqitjen e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. Çështja është se çka është ndërmarrë për mbrojtjen e tyre, meqë bëhet fjalë për fëmijë pa prindër, pa familjarë të afërm (fëmijë të pashoqëruar), për të cilët shteti e ka për obligim t’i mbaj dhe t’ua siguroj kujdesin e nevojshëm deri sa ta gjejnë familjen? Ku janë këta fëmijë, kush e ka lejuar largimin e tyre, përkatësisht braktisjen e territorit të RM-së, dhe a është evidentuar kjo diku?
Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Bajramovska Mustafa, gjithashtu potencoi se madje edhe nëse presupozohet se të njëjtit në mënyrë ilegale e kanë braktisur shtetin, përsëri shtrohet pyetja se si është e mundur një gjë e tillë, përkatësisht kush e ka lejuar këtë, sepse në përputhje me procedurat standarde operative, këtyre fëmijëve duhet t’u caktohet menjëherë kujdestari, i cili në raste të këtilla në të vërtetë duhet të kujdeset për ta si prind, ndërsa për momentin nuk e kanë, përkatësisht ai nuk është me ata.

Përndryshe, nga inspektimi i shtëpisë së sigurisë i zbatuar për nevojat e këtij takimi tematik është konstatuar se fëmijët e pashoqëruar tani janë vendosur në shtëpinë e sigurisë bashkë me kategoritë e tjera të personave në rrezik. Së këtejmi, znj. Bajramovska Mustafa, theksoi se si institucion, angazhohen që me fëmijët refugjatë të cilët kanë mbërritur në Maqedoni pa shoqërimin e prindërve të veprohet në përputhje me procedurat standarde operative të cilat janë miratuar në vitin 2015.

Disa nga pikëpamjet përfundimtare të takimit ishin se Ombudsmanët për fëmijë nga rajoni do të vazhdojnë me shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve, përvojave dhe praktikave të mira, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe kontribuimit në drejtim të mbrojtjes më efikase të fëmijëve refugjatë / migrantë, në mënyrë proaktive do ta monitorojnë gjendjen dhe do të vazhdojnë të reagojnë pa vonesë lidhur me çdo dyshim për keqpërdorim të të drejtave të fëmijëve, do të vazhdojnë t’i promovojnë të drejtat e fëmijëve refugjatë / migrantë dhe para së gjithash do të angazhohen që fëmijët t’i gëzojnë të gjitha të drejtat të cilat ua garanton Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe, mbi të gjithash, aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me këta fëmijë të rezultojnë nga interesi më i mirë i fëmijës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shkurt 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28
Jan
Mar

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 6
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise