Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 30-03-2017

    PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT...

    më shumë
  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • 03-03-2017

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT DHE QENDRËS LGBTI 14-12-2016

14.12.2016, Shkup

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT DHE QENDRËS LGBTI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe drejtori i programit të Qendrës LGBTI, e cila funksionon në kuadër të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, z. Koço Andonovski, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për implementimin e Projektit për përmirësimin e statusit të komunitetit LGBTI, i cili financiarisht mbështetet nga USAID.

“Avokati i Popullit dhe organizatat qytetare, të cilat veprojnë në fushën e avancimit të të drejtave të këtyre personave, me nënshkrimin e këtij Memorandumi obligohemi që në vazhdimësi do të bëjmë përpjekje në drejtim të tejkalimit të homofobisë dhe transfobisë, si dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, parandalimit të gjuhës së urrejtjes dhe veprave nga urrejtja” – tha, pas nënshkrimit të Memorandumit, Avokati i Popullit Ixhet Memeti.

Sipas Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë Sh.T. Xhes Bejli, Avokati i Popullit luan rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

”Nënshkrimi i këtij Memorandumi për bashkëpunim për implementimin e Projektit të USAID për Përmirësimin e statusit të njerëzve LGBTI, është edhe një shembull i angazhimit Tuaj për mbështetjen e implementimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Maqedoni”, theksoi Ambasadori Bejli, i cili mori pjesë në aktin e nënshkrimit të Memorandumit.

Në nënshkrimin e Memorandumit mori pjesë edhe drejtoresha ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, znj. Urania Pirovska.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise