Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • 21-11-2016

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • 21-11-2016

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI U TAKUA ME SHEFIN E MISIONIT VËZHGUES TË OSBE/ODIHR, ZNJ. KAETANA DE ZULUETA 29-11-2016

29.11.2016, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI U TAKUA ME SHEFIN E MISIONIT VËZHGUES TË OSBE/ODIHR, ZNJ. KAETANA DE ZULUETA

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, znj. Kaetana de Zulueta, në të cilin u bisedua për rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit në kontekst të mbrojtjes së të drejtës së zgjedhjes.

Në këtë takim, theks i veçantë u vu mbi mandatin në kontekst të mbrojtjes së të drejtës së zgjedhjes. Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti informoi për përvojën e cikleve paraprake zgjedhore, funksionimin e linjës telefonike falas, si dhe për drejtimin e drejtpërdrejt të qytetarëve në zyrat e Avokatit të Popullit. Përkatësisht, ai potencoi se problem i madh është legjislacioni, zbatimi i keq i Kodit Zgjedhor, por para së gjithash komunikimi i keq në relacion Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ministria e Punëve të Brendshme kur bëhet fjalë për azhurnimin e të dhënave të Listës Zgjedhësve.

Ai, gjithashtu, theksoi se është shumë e vështirë të sigurohet hetim cilësor dhe me këtë edhe mbrojtje efikase të të drejtës së zgjedhjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për denoncimet e frikësimit dhe presionet mbi votuesit. Në takim u bisedua edhe për vërejtjet të cilat Institucioni Avokat i Popullit i ka adresuar deri te institucionet kompetente, veçanërisht sa i përket azhurnimit të Listës së Zgjedhësve dhe të cilat kanë për qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor, si dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët kur bëhet fjalë për realizimin e të drejtës së zgjedhjes.

Së këtejmi, sipas Avokatit të Popullit, shteti/institucionet, më saktë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është ai i cili të gjithë qytetarëve duhet t’ua sigurojnë të drejtën e garantuar me Kushtetutë, përmes administrimit cilësor të Listës së Zgjedhësve, dhe jo të njëjtët t’i ridërgojnë nga një institucion në tjetër.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, të ndershme dhe demokratike.
  

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shkurt 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28
Jan
Mar

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 62
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise