Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE NGA...

    më shumë
  • 20-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

    më shumë
  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FORUMI “GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VIS A VIS TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT” NË TË CILIN MORI PJESË AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI 06-12-2016

06.12.2016, Shkup

FORUMI “GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VIS A VIS TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT” NË TË CILIN MORI PJESË AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI

“Gjendja në Republikën e Maqedonisë vis a vis të drejtave dhe lirive të njeriut” ishte tema e forumit në të cilin mbajti fjalim Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti. Ky forum u organizua nga Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) në prag të 10-të Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Të gjithë ne e dimë mirë rolin e Avokatit të Popullit. Në kushte të ndarjes së pushtetit ai është institucioni i cili ka për qëllim të sinjalizoj ligjshmërinë dhe përgjegjësinë e praktikimit të pushteteve. Ky pozicion, nga njëra anë, i mundëson që në mënyrë të paanshme ta perceptojë gjendjen e funksionimit të administratës, gjyqësorit, ndërmarrjeve publike ose me një fjalë të pushtetit qendror dhe lokal por, nga ana tjetër, paraqet obligim për të qenë tejet i vëmendshëm gjatë komunikimit të qëndrimeve të tij, për shkak se çdo kritikë e tij duhet të jetë e qëndrueshme, e mbështetur mbi fakte, me qëllim që të jetë e pranueshme.

Shoqëria jonë, tanimë dy vjet, është në krizë të thellë politike, ndoshta fjala “krizë e thellë politike” është shumë e butë për ta përshkruar gjendjen reale. Me zbardhjen e aferës së përgjimeve masive, u vu në dyshim funksionimi i gjithë sistemit dhe veçanërisht i institucioneve të cilat  kompetencë themelore e kanë mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Jemi dëshmitarë të erozionit të sistemit – institucioneve jofunksionale të cilat kanë komunikim të keq mes vete, e që drejtpërsëdrejti ndikon në shkeljen e të drejtave të qytetarëve dhe kualitetin e jetës së tyre.

Në përgjithësi, është e njohur se në gjendje të krizës së sistemit, liritë dhe të drejtat e njeriut goditen të parat, ndërsa institucionet e mbrojtjes bëhen ta pafuqishme, veçanërisht për shkak të mosbashkëpunimit të autoriteteve.“
Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në fjalimin e tij. Ai, gjithashtu, vuri në dukje se edhe më tej vazhdon tendenca e sjelljes injoruese të institucioneve të caktuara ndaj Avokatit të Popullit, ndonëse në ndërkohë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, përfshirë edhe ekipin e mirënjohur ekspert të Pribe-s, vënë në pak pikërisht të kundërtën – të bashkëpunimit të plotë cilësor, me një qëllim të përbashkët, qytetarët në mënyrë të shpejtë dhe efikase t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Përndryshe, në këtë forum morën pjesë përfaqësues të Institutit për të Drejtat e Njeriut, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë aktual, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise