Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • 30-03-2017

    PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT...

    më shumë
  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U PREZANTUA RAPORTI NGA HULUMTIMI I REALIZUAR I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA NË ARSIM TË RREGULLT 02-12-2016

02.12.2016, Shkup

U PREZANTUA RAPORTI NGA HULUMTIMI I REALIZUAR I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA NË ARSIM TË RREGULLT

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti së bashku me zëvendësin-përfaqësuesin e Zyrës së UNHCR-së znj. Ellpset Erikson dhe zëvendësin e  Avokatit të Popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa, me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta promovoi Raportin nga hulumtimi i realizuar për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim  të rregullt, të cilin Avokati i Popullit i mbështetur nga Zyra e UNHCR-së e realizoi në të gjitha shkollat fillore të vendit.

Në fjalimin e tij përshëndetës z. Memeti tha se hulumtimi ka zbuluar dobësi nga pikvështrimi formal. ,,Rekomandojmë që autoritetet të përmirësojnë sistemin dhe t’i harmonizojnë dokumentet ndërkombëtare, ta rrisin nivelin e rregullores juridike, si dhe të krijojnë burime njerëzore dhe materiale që fëmijët me nevoja të veçanta të inkuadrohen në arsim të rregullt’’, theksoi Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti.

Sipas zëvendës-avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa, rregullorja ligjore dhe një pjesë e rregullores relevante nënligjore në Republikën e Maqedonisë e cila ka të bëjë me arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nuk është në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të dhëna në Konventën për të drejtat e fëmijës, Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Deklaratën nga Salamanka.

„Në Ligjin për arsimin fillor dhe në aktet tjera ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me arsimin, aftësia e kufizuar mungon si bazë për diskriminim. Në ligjet e analizuara më shum në mënyrë deklarative promovohet inkluzioni, me ç’rast fitohet përshtypja se inkluzioni është përjashtim, ndërsa ndarja është rregull. Mungon sistemi arsimor i përshtatshëm konform  dallimeve dhe nevojave të çdo fëmije (përshtatshmëri e arsyeshme), kështu që fëmijët kategorizohen dhe regjistrohen në institucionet arsimore konform këtyre kategorizimeve. Në raste kur, Kategorizimi medicinal i fëmijëve mbetet të jet rruga e mëtutjeshme e fëmijës nëpër sistemin arsimor edhe në kushte të ekzistimit të shkollave speciale (të cilat lidhen me një lloj të caktuar të pengesës) dhe paraleleve të veçanta në shkollat e rregullta ( të cilat, gjithashtu janë në lidhje me kategorizimin medicinal), nuk mund të flitet për një sistem të vetëm të arsimit’’, tha znj. Vaska Bajramovska Mustafa, duke prezantuar raportin.

Për këto arsye rekomandohet që të ndërmerren masa për harmonizim të plotë dhe përputhje të rregullores në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta me Konventën për të drejtat e fëmijës dhe Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Njëherazi, të plotësohet edhe korniza normative për mosdiskriminim dhe barazi të fëmijëve në procesin  arsimor dhe në këtë kontekst të ndyshohet dhe plotësohet Ligji për arsim fillor, në të cilin aftësia e kufizuar do të jet bazë për diskriminim. Në legjislacion, inkluzioni të definohet si pjesë e arsimit të rregullt dhe të trajtohet si tregues i disriminimit dhe trajtimit të pabarabartë të fëmijëve me nevoja të veçanta.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise