Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • 03-03-2017

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI HAPI EKSPOZITËN ME TEMË „SLLOVAKU I CILI DHA SHPRESË PËR LIRI“ ORGANIZUAR ME RASTIN E 95 VJETORIT NGA LINDJA E ALEKSANDAR DUBÇEKUT 28-11-2016

28.11.2016, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI HAPI EKSPOZITËN ME TEMË „SLLOVAKU I CILI DHA SHPRESË PËR LIRI“ ORGANIZUAR ME RASTIN E 95 VJETORIT NGA LINDJA E ALEKSANDAR DUBÇEKUT

„Shënimi i sotëm i përvjetorit të lindjes së Aleksandar Dubçekut, është arsyeja për të përkujtuar personalitetin, veprat dhe rolin e njeriut i cili gjatë epokës së dominimit të Bashkimit Sovjetik në Evropën Lindore luajti rol të rëndësishëm, sidomos gjatë periudhës së liberalizimit politik pas Luftës së dytë botërore. Prej një politikani të shquar me vizion për emancipim politik dhe vendosmëri për të luftuar për demokraci, duke rrezikuar edhe jetën e tij, ai u ngrit në një politikan më të famshëm sllovak të të gjitha kohërave, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar.’’

Këtë, nëmes tjerash e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në hapjen e ekspozitës së titulluar ,,Sllovaku i cili dha shpresë për liri’’, e cila me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Aleksandar Dubçekut u organizua në Qendrën informative të BE-së në Shkup.

„Natyra e ndyshme e dy sistemeve në të cilat ai luajti rolin aktiv përcaktoi metodat e ndyshme përmes të cilave ai u përpoq ta lehtësojë demokratizimin e vendit. Faza e parë ishte modeli sovjetik i socializmit, ndërsa e dyta gjatë transformimit të Çekosllovakisë në modelin perëndimor të demokracisë pas rënies së komunizmit. Ai ishte pjesë e jetës publike si politikan i së majtës me ide socialdemokratike. Lufta për demokraci dhe humanizëm, si dhe për të bashkuar Evropën në një shtëpi të përbashkët, janë dy trashëgimitë kryesore të Dubçekut për botën bashkëkohore’’, tha z. Martin Bezak, ambasadori i Republikës së Sllovakisë gjatë hapjes së ekspozitës.

Përndryshe, ekspozitën, e cila përfshin fotografi nga jeta e tij dhe shkrime për aktivitetet e tij në ngjarjet më dramatike në Evropë, e organizoi Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Maqedoni.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise