Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-03-2017

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • 21-11-2016

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PREZANTIM I RAPORTIT TË VEÇANTË PËR GJENDJEN ME RESPEKTIMIN DHE REALIZIMIN E TË DREJTËS SË PJESËMARRJES SË FËMIJËS NË MARRJEN E VENDIMEVE NË SHKOLLAT E MESME 17-11-2016

17.11.2016, Shkup

PREZANTIM I RAPORTIT TË VEÇANTË PËR GJENDJEN ME RESPEKTIMIN DHE REALIZIMIN E TË DREJTËS SË PJESËMARRJES SË FËMIJËS NË MARRJEN E VENDIMEVE NË SHKOLLAT E MESME

“Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në sistemin edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë nuk është rregulluar me Ligjin për arsim të mesëm, e as me aktet nënligjore. Në shkollat e mesme, të cilat këtë çështje e parashikojnë në aktet interne të shkollës (Statut, Rregullore ose Rendin e ditës), nuk është  parashikuar pjesëmarrja në mënyrë siç e parashikon Konventa për të Drejtat e Fëmijës, sipas së cilës pjesëmarrja e fëmijës është një nga parimet kryesore. “Niveli i ulët i pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme në sistemin arsimor, është e paqartë dhe nuk është rregulluar forma e bashkimit të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe pjesëmarrja e tyre në marrjen e vendimeve për çështje të cilat i prekin ata.”

Këtë, mes tjerash, e tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa në pres-konferencë në të cilën e prezantoi Raportin e veçantë për “Gjendjen me respektimin dhe realizimin e së drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës në marrjen e vendimeve në shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë”, të hartuar në bazë të hulumtimit të zbatuar nga ana e Avokatit të Popullit, nga Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

“Për këtë shkak, Avokati i Popullit rekomandon respektimin e të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës, përkatësisht të drejtës të dëgjohet mendimi i nxënësit në kontekst të arsimit, marrjes së masave për rregullimin me ligj të të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës/nxënësit në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë, si dhe të garantohet e drejta e bashkimit të nxënësve me qëllim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave dhe interesave të tyre.” – tha znj. Bajramovska Mustafa


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise