rr.’’Makedonija’’nr.19 (ndërtesa e SHT ,,Makoshped’’) contact@ombudsman.mk

Мени
Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve. Si dhe në parimet tona: Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit. Të barabartë në relacion me të gjithë. Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Raporte vjetore

për shkallën e respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut

Raporte të veçanta

Sipas hulumtimeve të zbatuara nga AP

Statistika

si rezultat i punës me lëndë

Naroden Pravobranitel

Në përgjithësi për Avokatin e Popullit

Avokatin e Popullit e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Avokati i Popullit zgjidhet në mandat prej tetë vjetësh, me të drejtë rizgjedhje.

më shumë

Aktivitetet

DEBATI NË PRAG TË DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

18.nëntor.2021

Në prag të Ditës botërore të fëmijës 20 nëntori, Avokati i popullit-Seksioni për monitorimin e situatave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe të personave me aftësi të kufiziura, më datë 17 dhe 18 nëntor organizoi një debat online me nxënës/avokatë të nxënësve, kryetarë të parlamenteve të nxënësve dhe anëtarët e tyre nga disa shkolla fillore dhe të mesme në vend.

më shumë

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. NASER ZIBERI ME HOMOLOGUN E TIJ NGA REPUBLIKA E TURQISË Z. SHEREF MALKOÇ

03.korrik.2021

Avokati i Popullit z. Naser Ziberi realizoi takim me homologun e tij, Avokatin e Popullit të Republikës së Turqisë, z. Sherif Malkoç.

më shumë

U PUBLIKUA RAPORTI I VEÇANTË I AVOKATIT TË POPULLIT PËR SITUATËN ME ZBATIMIN E LIGJIT PËR PERSONAT E PAEVIDENTUAR

03.qershor.2021

„Avokati i popullit, duke i shikuar përgjigjet e marra nga Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës dhe Organizatave/Shoqatave civile të cilat merren me çështjen, duke u nisur nga ajo që është përcaktuar në Ligjin për personat e paevidentuar në librin e amzës për të lindur (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 42/2020) dhe Dekretin me fuqi ligjore për ndryshime dhe plotësime për zbatimin e Ligjit për persona të paevidentuar në librin e amzës për të lindur gjatë kohës së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 140/2020), konstatoi se vlefshmëria e Ligjit është deri më datën 30.06.2021, ndërsa në praktikë 70% të personave të identifikuar të paevidentuar akoma nuk kanë paraqitur kërkesë për regjistrim.

më shumë

TAKIM PUNE I OMBUDSMANËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

27.maj.2021

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal të institucioneve të ombudsmanit, avokati i popullit z.Naser Ziberi realizoi takim pune me kolegët e tij të Republikës së Shqipërisë znj. Erinda Ballanca dhe të Republikës së Kosovës z.Naim Qelaj.

më shumë

Aktivitetet ndationrkombtare

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË TAKIMIN E 11-TË TË ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT

04.tetor.2021

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, këshilltarja shtetërore Sllavica Dimitrievska, mori pjesë në takimin e 11-të të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut që këtë vit, pas një viti vonesë për shkak të pandemisë me Kovid-19, u mbajt më datë 4 dhe 5 tetor në Nafplio, Republika e Greqisë.

më shumë

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË ORGANIZUAR NGA KOMISARI I LARTË PËR TË DREJTAT E NJERIUT I FEDERATËS RUSE

17.dhjetor.2019

Përfaqësues i Avokatit të popullit mori pjesë në konferencën ndërkombëtare vjetore të organizuar nga Komisari i lartë për të drejtat e njeriut i Federatës Ruse, që u mbajt në Moskë më datën 17 dhjetor.

më shumë

PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN “PARIMET E VENECIAS PËR FUQIZIMIN E INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT”

10.dhjetor.2019

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Asociacioni i Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), Këshilli i Evropës dhe Komisioneri për Administrimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Qipro, e cila u mbajt në Nikozi.

më shumë

PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË RRJETIT EVROPIAN TË INSTITUCIONEVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT (ENNHRI)

13.nëntor.2019

Një përfaqësues i Avokatit të Popullit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), e cila u mbajt në Bruksel më datë 13 dhe 14 nëntor të vitit 2019.

më shumë

Faqja e parë – pyetje kryesore

KUSH ESHTE AVOKATI POPULLIT?

Avokati i Popullit, kudo ne bote i njohur si Ombudsman, eshte institucion i ri, organ i vecante i sistemit politik te Republikes se Maqedonise, qe eshte i kodifikuar ne Kushtetuten e Republikes se Maqedonise (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 52/91, 1/92, 31/98, 91/01).  Me Ligjin e avokatit te Popullit (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 60/03), ka kompetence t’i mbroje te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve, kur ato shkilen nga administrata shteterore dhe organet e organizatat e tjera qe kane autorizime publike.

Avokati i Popullit, eshte insititucion i pavarur, i mevetesishem dhe profesional, i cili gjate kryerjes se detyrave udhehiqet nga parimet e objektivitetit, paanesise, pergjegjesise, ndershmerise, azhuritetit, ekspedivitetit, papercaktueshmerise fetare a partiake, barazise ne mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te qytetareve, pa marre parasysh perkatesine kombetare a bindjen fetare ose politike, gjinine, racen etj.

Avokati i Popullit veprimtarine e vet e zhvillon ne kuader te Kushtetutes dhe te Ligjit, si dhe ne kuader te konventave dhe akteve juridike nderkombetare per lirite dhe te drejtat e njeriut.

SI MUND TË MË NDIHMOJË?

Avokati i popullit kur konstaton se janë të cënuara të drejtat kushtetuse dhe ligjore të parashtruesit të parashtresës ose se janë bërë padrejtësi tjera mund: të japi rekomandime mendime dhe udhëzime për mënyrën e mënjanimit të shkeljeve të konstatuara; të propozojë përsëritje të ndonjë procedure konform ligjit; të ngrej iniciativë për hapjen e procedurës diciplinore kundër personit zyrtar gjegjësisht përgjegjës dhe të dorëzojë kërkesë deri te prokuroi publik kompetent për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë penale.

KUR KERKOHET NDIHME NGA AVOKATI I POPULLIT?

Nga Avokati i Popullit, mund të kërkojë ndihmë dhe intervenim, çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë dhe i huaj (personalisht ose nëpërmjet të të autorizuarit të tij), kur vlerëson se i është cënuar ndonjë e drejtë kushtetuese apo ligjore me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore, si dhe të organeve e të organizatave të cilat kanë autorizime publike.

Mbrojtja e të drejtave nga Avokati i Popullit mund të kërkohet nëse qytetari më parë i është drejtuar organit kompetent apo organizatës (ka dorëzuar kërkesë, lutje, ka kërkuar ndihmë, intervenim apo ndonjë veprim tjetër), pas së cilës ky organ apo organizatë ka sjellë ose jo akte, ka ndërmarrë ose jo veprime përkatëse.

Procedura konsiderohet e hapur nëse Avokatit të Popullit i paraqitet parashtresa (ankesa, pakënaqësia). Ajo paraqitet personalisht në zyrën e Avokatit të Popullit, me postë, gojarisht në procesverbalin e Avokatit të Popullit, me telefaks ose me postë elektronike.

Avokati i Popullit mund të inicojë procedurë edhe me vetë inisativë, por për vazhdimin e saj duhet pëlqimi i qytetarit, të cilit i është cënuar e drejta kushtetuese ose ligjore.

Avokati i popullit intervenon kur:

  • të drejtat e qytetarëve shkilen me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore, si dhe të organeve dhe të oganizatave që kanë autorizime publike;

  • kanë kryer veprime, me të cilët janë sjellë me subjektivizëm në mënyrë burokratike, të pahijshme dhe johumane ndaj qytetarëve;

  • nuk kanë vepruar sipas kërkesës, apo kanë sjellë vendime pozitive pa mbështetje ligjore;

  • zvaritet procedura e kërkesës;

  • nuk përfshihet në procedurë pala e interesuar;

  • kënaqen me palën duke e përcjellë nga njëri sportel në sportelin tjetër ose nga njëri organ te organi tjetër për procedurë dhe grumbullimin e dëshmive, të cilat organi zyrtarisht mund t’i sigurojë;

  • nuk i zbatojnë aktet administrative ekzekutuese dhe të përfunduara dhe nuk veprojnë sipas udhëzimeve të organeve administrative dhe gjyqësore të shkallës së dytë.

SI MUND TË PARASHTROJ PARASHTRESË?

QYTETARI MUND TE DOREZOJE PARASHTRESE:

  • me goje (personalisht ose me poste),

  • me goje ne procesverbal te zyrave te Avokatit te Popullit,

  • me telefon apo telefaks,

  • me poste elektronike.

QE AVOKATI I POPULLIT TE INICOJE PROCEDURE PARA ORGANEVE DHE ORGANIZATAVE KOMPETENTE DUHET PATJETER TE PLOTESOHEN KETO PARAKUSHTE:

  • parashtresa te jete e nenshkruar dhe t’i permbaje te dhenat personale te pales (emri, mbiemri, adresa, telefoni etj.);

  • t’i perfshije rrethanat, faktet dhe deshmite ne te cilat mbeshtetet (vendimi, certifikata, ankesa, perfundimi, vertetimi, mendimi etj.);

  • ne parashtrese duhet te permendet edhe organi, gjegjesisht organizata, si dhe personi zyrtar me te cilin ka te beje parashtresa dhe akti (vendimi, perfundimi, certifikata etj.);

  • ne te te arsyetohet perdorimi i mjeteve juridike, nese ka perdorur.

Parashtresa duhet te jete e kuptueshme dhe e qarte.

Avokati i Popullit gjate veprimit sipas parashtreses cdo here e respekton fshehtesine dhe intimitetin e pales qe ka paraqitur parashtrese dhe per aktivitetin e ndermarre pala nuk mund dhe nuk guxon te kete pasoja te demshme nga organi, i cili ia ka shkelur te drejten.

Per parashtresen e paraqitur nuk paguhet takse administrative.

Per paraqitjen e parashtreses nuk kerkohet ndonje forme e patjetersueshme, ajo mund te shkruhet edhe me dore. Ne zyren e Avokatit te Popullit ekziston formulari joformal per dorezimin e parashtresave.

SI MUND TA KONTAKTOJ?

Nëse është e nevojshme ndihmë nga Avokati i popullit, mund të drejtoheni personalisht në Zyrën e Avokatit të popullit në Shkup, si edhe në zyrat rajonale në Tetovë, Kërçovë, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Manastir, me telefon , me postë ose në mënyrë elektronike.